Panama Papers/Gjykata e Lartë e Pakistanit urdhëron shkarkimin e kryeministrit Nawaz Sharif

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar largimin nga detyra të kryeministrit Nawaz Sharif pas një viti hetimi dhe gjykimi për përfshirjen e tij në skandalin e Panama Papers. Sharif është në mandatin e tij të tretë dhe goditja e gjykatës vjen vetëm një vit përpara mbylljes së tij. Kjo e detyron partinë në pushtet, Lidhjen Myslimane Pakistaneze që të zgjedhë një kryeministër të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mesin e vitit 2018.
Mediat spekullojnë se në këtë vendim gjykata ka patur mbështetjen dhe mbulimin e heshtur të ushtrisë që ka një rol mbikëqyrës dhe përcaktues në këtë vend. Sharif është pra viktima e një hetimi për korrupsion, por edhe e një koniunkture të brendshme që vendos një standard për një vend me shumë probleme.
Add new comment