Panama Papers

Hakmarrja e Soros? Pikëpamje se çfarë qëndron pas Paradise Papers

Postuar në 09 Nëntor, 2017 10:18

Paradise Papers, skandali që ekspozoi emra të njohur të politikës globale në mashtrime financiare dhe fshehjen e pasurive, mund të jetë nxitur nga miliarderi amerikan Xhorxh Soros, i cili në mënyrë të përsëritur ka goditur politikanët dhe figurat publike përmes burimeve të kontrolluara të medias. 

Panama Papers/Gjykata e Lartë e Pakistanit urdhëron shkarkimin e kryeministrit Nawaz Sharif

Postuar në 28 Korrik, 2017 12:16

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar largimin nga detyra të kryeministrit Nawaz Sharif pas një viti hetimi dhe gjykimi për përfshirjen e tij në skandalin e Panama Papers. Sharif është në mandatin e tij të tretë dhe goditja e gjykatës vjen vetëm një vit përpara mbylljes së tij. Kjo e detyron partinë në pushtet, Lidhjen Myslimane Pakistaneze që të zgjedhë një kryeministër të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mesin e vitit 2018.

Fshehja e pasurisë, ministri bie nga froni

Postuar në 15 Prill, 2016 11:34

Ministri i Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jose Manuel Soria dha dorëheqjen pas skandalit të Panama Papers. Ky është viktima e dytë e rrjedhjeve që nxorën në dritë se si liderë nga e gjithë bota fshihnin të ardhurat në të ashtuquajturat parajsa fiskale.
Më herët dorëheqjen e dha kryeministri i Islandës.
Soria dha dorëheqjen të premten pasi shpjegimet e tij kontradiktore ndezën një skandal mbi lidhjet me një kompani offshore listuar në rrjedhjet e Panama Papers. Soria iu nënshtrua një kontrolli gjatë kësaj jave mbi përfshirjen e tij në këto publikime.

“Panama Papers” trillim i Sorros dhe USAID, u mbars mali e polli një mi

Postuar në 12 Prill, 2016 10:41

E  gjithë historia e “Panama Papers” ishte një trillim i Sorros dhe USAID me qëllim për të dobësuar rolin e presidentit Vladimir Putin. Kështu deklaron ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin “Në të vërtetë në asnjë dokument nuk përmendet emri i Presidentit rus. Nuk ka asnjë fakt konkret për përfshirjen e tij në kompanitë offshore dhe as për familjarët e tij” thotë shefi i ambasadës ruse për emisionin Dritare.

Ndershmëria e Kamerun

Postuar në 08 Prill, 2016 10:25

Përfshirja e babait të vdekur të David Cameronit në skandalin e Panama Papers është shndërruar në një tornado që rrezikon seriozisht të ardhmen e kryeministrit britanik David Kamerun.
Gazetat e kanë vënë nën akuzë, duke i kërkuar të sqarojë nëse edhe ai dhe familja e tij përfitojnë apo kanë përfituar nga llogaritë offshore të studios Mossack Fonseca në Karaibe. Gjatë një takimi në Birmingam, i rrethuar nga gazetarët, Kamerun nuk mund të mos përgjigjej.

Dy “Panamatë” dhe zgjidhja për njërën

Postuar në 07 Prill, 2016 19:48

Nga ç’është publikuar deri më sot në mediat botërore rreth dokumenteve të quajtuara “Panama papers” – dokumente sekrete të një studioje ligjore në Panama, e cila ndihmon njerëz nga gjithë bota të themelojnë firma anonime në parajsat fiskale – mund të bëhet pak a shumë një klasifikim i parave që janë fshehur nëpërmjet skemave panameze në dy grupe: paratë nga vendet e zhvilluara, që i kanë shpëtuar taksave, dhe paratë nga vendet në zhvillim, që janë fituar në mënyrë të paligjshme (nëpërmjet korrupsionit, krimit, thyerjes së sanksioneve ndërkombëtare etj.).

Zbulohet arsyeja pse Berisha sulmoi Sorosin 2 muaj më parë

Postuar në 05 Prill, 2016 23:54

Shqipëria, pjesë e skandalit të Panama Papers

Postuar në 04 Prill, 2016 10:23

Edhe Shqipëria është pjesë skandalit Panama Papers, ku persona të pushtetshëm kanë fshehur të ardhurat pëmes komoanive off shore. Vendi ynë është në hartën e shteteve të prekura, siç tregojnë njollat në hartë. Pavarsisht se të dhenat nuk janë publikuar ende, nga harta mund të kuptohet që të pakten dy kompani jane regjistruar në Shqiperi. Skandali që aktualisht dominon mediat boterore me shumë gjasa do të ketë efekt për 26 persona në Shqipëri. Sipas dosjeve të siguruara nga Panama Papers, 3 persona kane qenë përfitues të një kompani guacke në Shqipëri.

Subscribe to RSS - Panama Papers