Polonia nuk tërhiqet, miratohet reforma që i heq pavarësinë Gjykatës së Lartë

Postuar në 20 Korrik, 2017 20:16

Polonia – ky është emri më i ri për krizën politike të BE-së. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar sot reformën e shumëdiskutuar e cila e vendos Gjykatën e Lartë nën autoritetin e qeverisë. Në tekstin e përmirësuar disi, është ndryshuar vetëm e drejta e ministrit të Drejtësisë për të sanksionuar rregullat proceduriale të Gjykatës së Lartë si dhe për të vendosur nëse gjykatësit do të mbajnë detyrën e tyre me hyrjen në fuqi të ligjit. Kjo e drejtë i kalon presidentit. Ndryshimi nuk është i mjaftueshëm për BE-në që sheh te kjo reformë ndryshimin e pardigmave për ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Një ditë më parë Komisioni Europian bëri thirrje dhe paralajmëroi Poloninë me masa, por sot parlamenti polak nuk ka ndryshuar kurs. Nismën për të negociuar diçka e ka marrë presidenti i Këshillit të Europës, ish-kryeministri polak, Donald Tusk që i ka kërkuar presidentit Andrej Duda të shmangë pasojat e një margjinalizimi të Polonisë në Europë. Zv.presidenti i Komisionit Europian, Franc Timmermans ka paralajmëruar se situata po afron vënien në veprim të Nenit 7 që parashikon sanksione dhe heqjen e të drejtë së votës për Poloninë.

https://euobserver.com/justice/138580

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.