neni 7
Karton i verdhë nga BE për Hungarinë
Me 448 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar aktivizimin e procedurës së sanksioneve kundër Hungarisë për shkeljen e përsëritur të rregullave demokratike.
Kjo është hera e parë në historinë e Unionit që aktivizohet procedura e nenit 7 kundër një shteti anëtar. E njëjta procedurë ka filluar që nga dhjetori 2017 kundër Polonisë, me një vendim të Komisionit Evropian.
Çfarë mundëson Neni 7?
Neni 7 quhet 'zgjedhje nukleare' pasi vendos sanksione mbi një vend anëtar dhe pezullimin e të drejtës për të votuar.
Polonia nuk tërhiqet, miratohet reforma që i heq pavarësinë Gjykatës së Lartë
Polonia – ky është emri më i ri për krizën politike të BE-së. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar sot reformën e shumëdiskutuar e cila e vendos Gjykatën e Lartë nën autoritetin e qeverisë. Në tekstin e përmirësuar disi, është ndryshuar vetëm e drejta e ministrit të Drejtësisë për të sanksionuar rregullat proceduriale të Gjykatës së Lartë si dhe për të vendosur nëse gjykatësit do të mbajnë detyrën e tyre me hyrjen në fuqi të ligjit. Kjo e drejtë i kalon presidentit.