Lufta civile në PD, e organizuar nga Hiçët, servilët dhe të pasurit, kundër…të tjerëve dhe inteligjencës

Postuar në 06 Korrik, 2017 10:03

Frrok Çupi shkruan sot një opinion për situatën në PD në Albanian Free Press. Ai e nis shkrimin me një bisedë që ka zhvilluar me një mik hollandez, I cili ka kohë që nuk vjen në Shqipëri, por është njohës i mirë i zhvillimeve në të. Nis opinionin Çupi:

“M’u bë shkas, biseda nga larg me një mik, gazetar holandez, të cilin e kam njohur kur ka ndjekur, minutë pas minute, ngjarjet e vitit ’90 dhe ’91, këtu në Tiranë. “Çfarë bëhet aty? Po në PD?”- pyeti ai.

Ka kohë që nuk ka ardhur, ndoshta edhe nga mosha - dhe Lulin nuk mund ta njihte. Por i thashë se, kryetari i PD-së ka ngrirë. Fillimisht nuk kuptoi, pastaj pyeti prapë, si i shastisur:

“Në këtë temperaturë politike të lartë, ka ngrirë kryetari?!”

Miku im gazetar, bëri një shtesë për bisedën:

“Aha... Mund të ketë ngrirë për t’u veçuar nga lufta”, - tha”.

Pas kësaj “parathënieje” nga Hollanda, Çupi cilëson se në PD ka nisur lufta civile që sipas tij zhvillohet mes Hiçëve dhe atyre që kanë bërë hije në tokë. Çupi thotë se Hiçët po luftojnë ngaqë mendojnë se kanë me vete kryetarin.

Pastaj është përballja tjetër mes servilëve dhe të tjerëve, një e tretë është ajo mes të pasurve dhe të varfërve dhe e fundit është Lufta kundër fisnikërisë, që si të tillë, Çupi quan inteligjencën apo ata që dinë të radhisin dy fjalë mbi kartë.

Në fund Çupi ka këtë shpjegim për ngrirjen e Bashës, të cilën gazetari hollandez nuk e ka kuptuar:

“Kryetari është ngrirë larg nga “civilja” e nxehtë ku “të shkrirët” po hanë njëri-tjetrin, në emër të kryetarit”.

http://afp.al/news/2017/07/ne-pd-ka-lufte-civile-nga-frrok-cupi-35198/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.