Mediat e huaja: Ilir Meta mund të jetë prapë ai që vendos
Zgjedhjet parlamentare të në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Shtypi botëror ka vënë një shenjë barazimi mes zgjedhjeve dhe të ardhmes europiane te vendit. Euronews e hap artikullin per shqiperine me titullin, “Europa po shikon Shqipërinëë që voton”.
Euroneës thekson shpresën e kryeminsitrit Edi Rama për të siguruar shumicën i vetëm në mënyrë që të nxisë reformat jetike në gjyqesor, të cilat do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Brukselit. Sipas Euroneës, rreziku qëndron në faktin se presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta mund të mbajë sërish rolin e atij që do të vendosë.Washington Post nënvizon marrëveshjen e dy partive të mëdha PS-PD si paraprijëse të zgjedhjeve parlamentare, por ndalet të theksojë se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është çelësi për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Edhe Associated Press shkruan se partitë e mëdha u detyruan të lënë pas çdo ndasi për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian. Për Deutche Ëelle zgjedhjet e së dielës vijne nga një atmosferë fushate që nuk i përngjan asnjë fushatë të kaluar. Mediat italiane përsërisin kërkesat e kryeministrit shqiptar për të marrë një shumicë të fortë që do të vendose për të ardhmen europiane të vendit. Sipas Ilsole24 Ore, nuk është i përjashtuar formimi i një koalicioni të madh qeverisës me të djathtën, i cili do t’i sigurojë më në fund Shqipërisë, një vend në Bashkimin Europian.
Add new comment