128-vjeçari që pretendon se është Hitleri

Postuar në 20 Qershor, 2017 21:45

Një 128-vjeçar në Salta të Argjentinës pretendon se është ish-udhëheqësi nazist Adolf Hitler dhe  se 70 vitet e fundit jetonte në fshehje. Teksa pretendimet e tij shtrihen në kufijtë e besueshmërisë ato përputhen me zbulimin e një trofeu të relikteve naziste në vend. Duke folur në një intervistë për mediat lokale, ai tha se kishte mbërritur në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë të falsifikuar nga Gestapo në përfundim të Luftës së Dytë Botërore - duke e identifikuar atë si Herman Guntherberg.

Ai tha se vendosi të dilte nga periudha e e gjatë në fshehje, pasi Mossad - shërbimi sekret izraelit - braktisi zyrtarisht në 2016 politikën për ndjekjen e kriminelëve të luftës. Pjesa më e madhe e punës së hershme të Mossad përfshinte kapjen e ish nazistëve që fshiheshin në Amerikën Latine Rrëmbimi i prokurorit Zyklon-B Adolf Eichmann në vitin 1960 ishte një shembull veçanërisht i famshëm.

"Unë jam fajësuar për shumë krime që kurrë nuk kam bërë. Për shkak të kësaj, unë kam shpenzuar më shumë se gjysmën e jetës sime duke u fshehur nga çifutët. Përshkruhem si i keq vetëm për shkak se kemi humbur luftën. Kur njerëzit të lexojnë anën time të tregimit, kjo do të ndryshojë mënyrën se si më perceptojnë"- tha Guntherberg / Hitler.

Fotot e fshehta të Adolf Hitlerit gjatë luftës do të shiten në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që historianët në përgjithësi pajtohen se Hitleri ka bërë vetëvrasje më 30 prill 1945 në Fuhrerbunker të Berlinit teksa Ushtria e Kuqe hynte në kryeqytetin gjerman, disa kronologë sugjerojnë se Fuhreri mund të ketë ikur në Amerikën Latine, siç bën shumë nazistë të tjerë në përfundim të luftës.

Pak besojnë te historia e të moshuarit, Herman Guntherberg, përfshirë edhe gruan e tij 55 vjeçare, Angela Martinez. Ajo sugjeron se pretendimet e tij tronditëse janë produkt i çmendurisë dhe bashkëshorti i saj kurrë nuk përmendi Hitlerin apo nazistët deri në vitin 2015, kur filloi të shfaqte simptomat e sëmundjes Alzheimer. Më së shumti, ajo mendon se burri i saj mund të ketë qenë një nazist i cili ndihet fajtor për të kaluarën e tij.

Vetëm disa ditë pasi Guntherberg bëri pohimin e tij të habitshëm, policia argjentinase gjeti një grumbull të vërtetë të objekteve naziste në një shtëpi në Beçar të Buenos Aires, potencialisht koleksioni më i madh i relikeve naziste të identifikuara ndonjëherë. Shitja e relikeve naziste është e ndaluar në Argjentinë, si në shumë vende të tjera të botës. Për më tepër, asnjë shtëpi kryesore e ankandit në botë nuk do të shesë "kujtime" të tilla dhe eBay ka rregulla strikte mbi shitjet e këtyre objekteve.

https://sputniknews.com/latam/201706201054798602-argentina-hitler-nazi-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.