Goditja e parë e SHBA ndaj forcave siriane, rrëzohet një avion i Damaskut zyrtar
Forcat e koalicionit antiterrorist në Siri që drejtohet nga SHBA kanë rrëzuar dje një avion bombardues të forcave siriane. Sot SHBA kanë pranuar se kanë rrëzuar avionin në fjalë duke shpjeguar se goditja u bë me qëllim që të shmangej bombardimi i forcave opozyrare të njësisë Forcat Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga SHBA. Bombardimi i avionit do të ndihmonte trupat qeveritare që të përparonin drejt Tabaqh, ku janë pozicionuar rebelët sirianë. Po kështu përfaqësues të koalicionit kanë kontaktuar palën ruse për të mos lejuar acarimin e mëtejshëm të situatës. Damasku zyrtar pretendon se avionic po ndërmerrte veprime ndaj ISIS, të cilin së fundmi deklaron se po e godet edhe SHBA. Ky veprim krijon kushtet e një ndarjeje territoriale të Sirisë, duke nënkuptuar se në eventualitetin e një marrëveshjeje, SHBA dhe Rusia do të ulen në tryezë mbi bazën e situatës në terren. Akti konfirmon se përtej llafeve në media, politika e SHBA në Siri nuk ka ndryshuar me ardhjen e Trump, i cili përpara takimit me Putin ka takuar edhe presidentin ukrainas, Poroshenko, një njeri që nuk shihet me sy të mirë në Moskë. Duhet kujtuar po ashtu se marrëveshjet e reja për Sirinë komplikohen nga fakti se Damasku ka njohur Konferencën e Astanas si akt ndërkombëra bazë për veprime të mëtejshme.
Add new comment