Galaktika jonë noton në një boshllëk 1 miliardë vjet dritë në diametër

Postuar në 14 Qershor, 2017 12:08

Toka është një pikë e vockël dhe e parëndësishme në univers. Por me univers ne zakonisht asociojmë galatikën, për të cilën kur dëgjojmë se ka 100 - 400 miliardë yje apo se ka një diametër prej 100 000 – 180 000 vjet dritë, krijojmë një ide se sa pa rëndësi duhet të jemi. Sikur të mos mjaftojë ky regjim shkatërrues përmasash që e detyron njeriun të ripërkufizojë veten, një studim i fundit sugjeron diçka edhe më dekurajuese: galaktika jonë mund të jetë duke “notuar” e vetme në një boshllëk, në një vrimë të stërmadhe të vjetër. E madhe sa? Kërkuesit thonë se bëhet fjalë për një hapësirë që shkon në 1 miliardë vjet dritë, pra 10 mijë herë më të madhe se vetë galaktika Rruga e Qumshtit. Studimi u paraqit në një takim të Shoqërisë Amerikane të Astronomisë dhe ajo bazohet në matje të Konstantes Hubble që përshkruan shkallën e zgjerimit të universit. Konstantja duhet të ishte e njëjtë në të gjithë universin, por kur u bë matja pranë disa supernovave të tipit 1A-yje në shpërthim – u mor një tjetër vlerë.

Boshllëqet krahasohen shpesh me strukturën e djathit në të cilin ka shumë por që dallohen edhe me sy të lirë. Mendohet se kjo hapësirë ku lëviz galaktika jonë spirale është sferike. Ajo quhet KBC. 

http://www.smithsonianmag.com/smart-news/evidence-grows-we-live-giant-co...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.