Rruga e Kombit, qeveria i jep 64.9 milionë euro konçesionarit
Ministria e Transportit ka shpallur fituesin e garës për shërbimin e konsulencës lidhur me projektin e koncesionit të autostradës Milot-Morinë, kompaninë “DOLSAR Engineering Inc. Co”. Ky dikaster ka publikuar dje njoftimin se fondi limit për këtë shërbim do të jetë 485 milionë lekë (3.6 milionë euro), pa përfshirë vlerën e TVSH-së, financuar nga Buxheti i Shtetit dhe Kompania Koncesionare, nga 50% secili, për një periudhë 5-vjeçare.
Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar ndërkohë se, sipas termave të marrëveshjes, qeveria shqiptare do të subvencionojë me 64.9 milionë euro konsorciumin “Catalyst”-Salillari-Kastrati, etj, që tashmë është shpallur fitues për të administruar me koncesion Rrugën e Kombit. Kështu, veç taksës që do të marrë nga automjetet, koncesionarit do t’i paguhet kjo vlerë në 13 vitet e para të kontratës, si pagesë direkte nga buxhetit i shtetit, në formë kompensimi për trafikun e munguar në autostradë, shkruan gazeta Standard. Tarifa, për të cilën tashmë është rënë dakord midis palëve, do të jetë në masën e 5 eurove për makinat e vogla dhe do të rritet në mënyrë progresive për automjetet e mëdha.
Add new comment