Mos e merrni me të qeshur "blerjen e votës"

Postuar në 12 Qershor, 2017 15:41

Merrini seriozisht politikanët shqiptarë se mund të hani burgun! TVSH-ja sillte sot në vëmendje një dispozitë ligjore që sanksionon ndjekjen penale nëse bën shaka me çështjen e blerjes së votës.
“Ka një lloj kaosi dhe çoroditje ku qytetarët nuk janë të informuar në lidhje me këto sanksione. Në Kodin e Proçedurës Penale është përcaktuar qartë, përbën madje indicie edhe nëse qytetari në mënyrë humoristike thotë “Cila është tarifa që ju keni për mua?”. Që në këtë moment vetëm me këtë shprehje qytetari është kandidat për tu hetuar nga institucioni i prokurorisë për të parë se deri ku arrin shantazhi për blerjen e votës” thotë Gerta Meta e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, raporton TVSH.
A mund të zbatohet ky nen paçavure i një shteti ku sundon gjullurdia? Me siguri që jo, ai bën pjesë në tallavanë që i ngremë vetes, pasi po të dëgjosh politikanët merr këshilla të tipit: merruani lekët, por votën mos ua jepni.
Pse vallë nuk hapet ndjekje për këta, e do u hapka për qytetarët?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.