"Politika ruse në Ballkan, sipas strategjisë së energjisë" - përpjekje për korridor neutral

Postuar në 05 Qershor, 2017 16:11

Gazeta britanike “The Guardian” raportonte dje për një plan të Kremlinit për të destabilizuar Ballkanin, sidomos Maqedoninë, plan për të cilin ajo pretendon se disponon apo ka parë dokumente origjinale sekrete. Aktiviteti i Rusisë ka zgjatur një dekadë përmes përhapjes së propagandës, sidomos në Maqedoni, me synimin e gjerë të vendosjes së influencës ruse në vendet e ish-Jugosllavisë. Moska është përpjekur të ndalojë hyrjen e tyre në NATO, çka pretendohet se shkruhet në materialet e siguruara nga Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Po kështu në raportim thuhet se shërbimet serbe kanë mbështetur nacionalistët në Maqedoni dhe prirjet antiperëndimore, diçka që përligjet logjkikisht me zhvillimet e fundit në raportet mes Shkupit Beogradit, përfshirë nga një skandal që lidhet me dhunën në Parlament.

Burimi i përhapjes së materialit është shërbimi maqedonas të kundërzbulimit që vlerëosn se aktorët kryesorë për të mbajtur Maqedoninë larg Perëndimit, janë Rusia dhe Serbia. E përfshirë ngjan të jetë edhe ambasada ruse në Shkup, një kah i kundërt ky me shkrimet me ndikimin e Sorosit nga mediat konservatore.

Pikënisje e këtij aktiviteti është bllokada e Greqisë në vitin 2008 në anëtarësimin e vendit në NATO, duke nënvizuar se “politika e jashtme ruse është në korealicion të plotë me strategjinë e energjisë… për ta bërë Maqedoninë tërësisht të varur”.

Gazeta po ashtu pretendon se materiali ndërton edhe skemën operative të rrjetit që kryente funksione të këtilla; tre agjentë të zbulimit rus, SVR, janë të stacionuar në Shkup, nën mbikëqyrje nga rezidentë të rrjetit në Beograd. Ambasada ruse në Shkup mirëpriste katër agjentë të GRU-së, shërbimi ushtarak, ndërkohë që edhe gazetarë të agjencisë TASS dhe përfaqësues të tjerë të fushës së kulturës kanë bashkëpunuar me shërbimet. Ideja e pansllavizmit dhe kristianizmit ortodoks janë dy drejtime mbi të cilat fryn propaganda ruse. Vetë Ministria e Jashtme ruse nuk ka pranuar të komentojë materialin, as t’u përgjigjet pyetjeve të bëra për këtë çështje. Me interes është përpjekja e bërë për të krijuar një rrip vendesh neutrale në Ballkan, qëllim për të cilin ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Shcherbak është takuar me një zyrtar të Ministrisë së Jashtme, Nenad Kolev. Vendet neutrale përfshinin Malin e Zi, Bosnjen, Maqedoninë dhe Serbinë, por me sa duket këto plane nuk kanë funksionuar. Mbetet për t’u vlerësuar edhe besueshmëria e materialeve të referuara.

https://www.theguardian.com/world/2017/jun/04/russia-actively-stoking-di...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.