Tjetër ministër i PASOK nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion

Postuar në 03 Qershor, 2017 11:04

Pas Xohaxupoulos edhe ish-ministri tjetër grek i Mbrojtjes, Yiannos Papantoniu është vënë nën akuzën e pastrimit të parave. Prokurorët kanë akuzuar atë dhe gruan e tij, Stavroula Kourakou si të pandehur duke ndaluar edhe daljen e tyre nga vendi. Sipas gazetës greke “Kathimerini” akuzat u ngritën pas konstatimit të një llogarie bankare të Papantoniut, përfshirë në listën Borjans, në bankën zvicerane UBS. Po kështu njoftohet se muajin e kaluar zyrtarë të prokurorisë kanë bërë kontrolle në shtëpinë dhe në zyrën e ish-ministrit socialist si pjesë e hetimit për korrupsion dhe pastrim parash në kohën kur ai ishte në detyrë në vitin 2000. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.