PD ashpërson luftën, formulari i besnikërisë ndaj LSI-së shkon në Prokurori

Postuar në 02 Qershor, 2017 23:28

Përflitej prej ditësh për një formular që LSI ua ka shpërndarë të punësuarve të saj në administratën shtetërore, përmes të cilit merr garanci për besnikërinë e votës në 25 qershor. Ky formular është kallëzuar në Prokurori nga zv/kryeministrja Mandija, e cila në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës ka kallëzuar penalisht Drejtoren e Filialit të Postës Shqiptare në Berat Haris Ngjeqari. Në padi thuhet se Ngjeqari gjatë ushtrimit të detyrës së saj shtetërore, ka përdor në mënyrë të kundraligjshme funksionin e saj në këtë shoqëri me pronësi shtetëror me qëllim favorizimin e një subjekti politik“Lëvizja Socialiste për Integrim”pjesëmarrës në zgjedhjet e qershorit 2017.

“Ngjeqari konkretisht ka shpërndarë për administratën në varësi, një formular  për të paraqitur në tëtë dhëna personale, me anë tëtë cilit u kërkohet informacion që mund t’i shërbejë një subjekti politik konkurrues në zgjedhje; ka kërcënuar punonjësit në varësi të saj se, nëse nuk e plotësojnë këtë formular do të largohen nga puna dhe madje ka larguar nga puna punonjës për këtë shkak; kalejuar kandidatë apo përfaqësues të subjektit politik “Lëvizja Socialiste për Integrim”të bëjnë takime me qëllime propagandistike politike në ambiente të ndryshme të institucionit, madje edhe në zyrën e saj duke thirrur punonjësitnjë nga një; ka lejuar persona të caktuar në varësi të saj,të angazhohen në veprimtari politike të subjektit politik të sipërcituar gjatë orarit zyrtar të punës  duke u paguar rregullisht”- thuhet në njoftimin e zv/ministres teknike të Partisë Demokratike.

Comments

Submitted by ISL (not verified) on

Kete metode LSI e ka perdorur ne 2015 dhe vazhdon ta perdore edhe tani ne 2017 ne te gjitha institucionet dhe ndermarrjet qe drejton si ne ministri, bashki, Sh.a., Prefektura, Drejtori te Pergjitheshme etj. Bilez i detyrojne punonjesit e tyre qe te sjellin lista me nr. karte te njerezve te tyre (30-50 persona) qe do votojne per LSI, Ne te kunderten Drejtuesi i therret ne zyre dhe i kercenon me pushim nga puna. Ekziston nje program ne Access ku hidhen gjithe keto te dhena sipas emrit te punjonjesve,
PA FOLUR PER PAGESAT 20-30 % TE PAGES MUJORE QE DUHET TE PAGUAJNE NEN DORE TEK DREJTUESIT E RAJONEVE TE lST PER 4 MUAJ RRJESHT.
ESHTE NE FAKT PARTI MAKABRE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.