Pazari Rama-Basha: Arjan Bylykbashi emërohet në krye të hipotekave. Dorëhiqet edhe numri dy i KQZ-së

Postuar në 01 Qershor, 2017 16:16

Pazari Rama –Basha po ecën sahat. Sot kryeministri ka firmosur caktimin në detyrën e Kryeregjistruesit Arjan Bylykbashi, një person me karrierë në administratë. Ai është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi dhe vjen në detyrë si “teknik”(http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=104621).

Ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar, duke e lënë vendin vakant.

Osmanaj do të vijojë të jetë anëtar i thjeshtë i KQZ-së. Zëvëndësuesi i Osmanajt pritet të jetë ish-kryetari Denar Biba, duke respektuar në këtë mënyrë edhe marrëveshjen e arritur mes Bashës dhe Ramës.  Përzgjedhja e Bibës pritet të zyrtarizohet gjatë të premtes, përmes votimit të fshehtë të anëtarëve të tjerë të KQZ-së. Pra Biba është paracaktuar që të zgjidhet me votim të fshehtë.

Korrigjuar

Comments

Submitted by redaksia on

Keni te drejte. Gabim nga ana jone. Behet fjale sipas lajmeve te mehershme se eshte vellai i ish-deputetit Aurel Bylykbashi. Ndjese. 

Me kete rast i kerkojme ndjese edhe deputetit Oerd Bylykbashi per gabimin! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.