Qeveria e re e Maqedonisë - shqiptarët rol kyç, por edhe të akuzuar për korrupsion

Postuar në 29 Maj, 2017 15:05

Zoran Zaev ka prezantuar listën e kandidatëve të tij për ministra të qeverisë së re në Maqedoni. Koalicioni i drejtuar prej tij përbëhet nga LSDM-ja me 49 mandate, BDI-ja me 10 mandate, 3 mandate nga Aleanca për Shqiptarët. 13 mandatet deçizive përbëhen nga parti shqiptare, ndërkohë që Lëvizja Besa u tërhoq nga ideja e pjesëmarrjes në qeveri, ndoshta për shkak të rivalitetit me BDI-në e Ali Ahmetit.

Lista raportohet si më poshtë:

Zoran Zaev                                     Kryeministër

Oliver Spasovski                             Ministër i Brendshëm

Radmilla Sekerinska                       Ministër i Mbrojtjes

Nikola Dimitrov                                Ministër i Jashtëm

Dragan Tevdovski                            Ministër i Financave

Renata Deskovska                          Ministër i Arsimit

Lupço Nikolovski                             Ministër i Bujqësisë

Mila Carovska                                 Ministër i Punës dhe Mirëqenies

Robert Alagjozovski                        Ministër i Kulturës

Damjan Mancevski                          Ministër për Informacionin, Teknologjinë dhe Administratën Publike

Goran Sugarevski                           Ministër i Transporteve

Po kështu LSDM-ja ka edhe 7 ministra pa portotol që vijnë nga etni të ndryshme.

BDI-ja përfaqësohet me këta kandidatë:

Hazbi Lika                                         Zv. kryeministër

Sadula Duraku                                  Ministër Mjedisi

Bujar Osmani                                    Zv. Kryeministër për Integrimin Europian

Kreshnik Bekteshi                             Ministër i Ekonomisë

Bulent Salihu                                     Ministër i Drejtësisë

Ramiz Merko                                     Ministër pa portofol

Aleanca për Shqiptarët propozoi:  

Doktor Arben Taravari                    Ministër Shëndetësie

Sjuhejl Fazliy                                  Ministër për Vetëqeveriesjen

 

Lëvizja Besa ka deklaruar se nuk do ta mbështesë qeverinë e Zaev pasi kandidatët e propozuar nga BDI-ja sipas saj janë të korruptuar. Zaeve deklaroi se ai do t’i kërkojë Zyrës së Prokurorit Special të përcaktojë nëse kandidatët janë nën hetim penal ose jo. Kryeministri I ri po kërkon mbështetje sa më te gjerë në një vend që ka nevojë për qetësi, por nuk mund të mos bjerë në sy se sa i përket partisë së tij, Zaev nuk ka eksperimentuar me ministra anonimë siç ndodh në vendin tonë. Nga cv-të që raportohen në media, kandidatët e LSDM-në kanë përvojë politike dhe administrative, po ashtu edhe ata të BDI-së, ndonëse akuzat për korrupsion nuk mungojnë. Ministri i Financave vjen nga profesorati, ndërkohë që në Shqipëri nuk është çudi që ministrat të zgjidhen edhe me llotari. Kjo nuk është e thënë që Zaev të ketë sukses, por zgjedhjet teorikisht nuk janë keq. Kandidatët votohen nesër nga parlamenti maqedonas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.