Skandal, kompanitë celulare kanë rritur çmimet me marrëveshje
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për tre nga katër kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, Vodafone, T Mobile dhe Eagle Mobile. Shkak për këtë janë bërë tre ankesa nga konsumatorët dhe një nga qendra për Mbrojten e Konsumatorit të cilët kanë hedhur dyshime për praktika të koordinuara mes operatorëve për të ndryshuar paketat.
Pas ankimimit, Konkurrenca ka filluar monitorimin e tregut dhe ka konstatuar se brenda 1 jave, nga 24 marsi deri në 4 prill të këtij viti, 3 operatorë kanë ndryshuar çmimet e paketave, çka ngre dyshime për një sjellje oligopolistike mes operatorëve. Në bazë të të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tre operatorë zenë 95% të tregut të telefonisë celulare me pakicë, ku një ndërmarrje ka pozitë dominuese dhe dy të tjera zënë pjesë të qëndrueshme të tregut.
Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të monitorojë sjelljen e operatorëve nga data 1 janar deri në 23 maj të këtij viti. Konstatimet e gjetura duhet të cohen për vendim brenda tre muajve.
Tv Klan
Add new comment