Nuk ka më as opozitë ku të qahesh! Grida Duma në rolin e kukullës(politike) në Sarandë
Një televizion lokal në Sarandë, “Sarandaweb” raporton për një përplasje mes një biznesmeni dhe Bashkisë për prishjen e një muri. Siç shihet në video biznesmeni thotë se muri është prishur nga Bashkia që njeh vetëm Koço Kokëdhimën dhe jo ligjin. Biznesmeni kërkoi ndihmën edhe të opozitës, me rastin se aty po kalonte deputetja e PD-së, Grida Duma, që e hodhi situatën me qëndrim stoik prej kukulle(politike kuptohet) dhe premtimin: “Do ta shohim çështjen tënde”. Sipas këtij biznesmeni kreu i PD-së në Sarandë është i lidhur me Bashkinë, mish e thua siç e do edhe Pazari.
Add new comment