Vuçiç: Anëtarësimi i Serbisë në NATO zgjidh shumë probleme për Serbinë
Presidenti i zgjedhur serb ka përsëritur qëndrimin për neutralitet, por ka bërë një anim të lehtë nga Perëndimi
Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një sinjal të hënën gjatë një leksioni të mbajtur në Fakultetin e SIgurisë në Beograd, kur ka deklaruar se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte shumë probleme për Serbinë. Por sipas tij një gjë e tillë do të shkonte ndesh me 75% të vullnetit të kombit serb, një balancë kjo që mban si status më të përshtatshëm neutralitetin e tanishëm.
“Synimi i Serbisë është të mbajë neutralitetin ushtarak, të anëtarësohet në BE, por të ketë mundësisht marrëdhëniet më të mira me Rusinë dhe Kinën”, tha Vuçic, aktualisht president i zgjedhur.
Ai ka dhënë një përgjigje të vetën edhe ndaj atyre që bëjnë thirrje për aleancë me Federatën Ruse.
“Ata që mendojnë kështu duhet të konsiderojnë ku ndodhet tregu ynë dhe se dikush duhet të jetojë me diçka”, tha ai. Lidhur me Europën ai ka përcjellë mendimin se “dihet kush është bosi në BE”, ndonëse këmbëngulin që të mos e thonë.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=05&dd=22&nav_id=10...
Adresimi i presidenti serb për të mirat e anëtarësimit në NATO dhe vendosja si prioritare e hyrjes në BE, është një lëvizje e lehtë e Beogradit zyrtar drejt Perëndimit, çka ndoshta shpjegon edhe pse Brukseli bëri një sy qorr ndaj protestave që u zhvilluan në Beograd ndaj Vuçiç, një njeriu që po merr shumë pushtet në Serbi. Tanimë është e qartë se me rotacionin në Maqedoni, me zhvillimet në Kosovë, anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, por edhe me zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, një segment I politikëbërjes europiane dhe asaj amerikane po vë në vijë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ashtu siç e kuptojnë ata, duke lëshuar me këtë rast shumëçka në drejtim të demokracisë.
Përpara janë projektet e bashkimit doganor dhe Europa ka bërë të qartë se sheh Serbinë si lojtarin kryesor në rajon. Pa njerëzit e duhur në pushtet projekte të tilla vështirë se marrin jetë.
Add new comment