Satelitët e politikës së madhe kanë vetëm një hall

Postuar në 19 Maj, 2017 11:29

Marrëveshja Rama-Basha krijoi një valë mosaprovimi nga partitë dhe faktorët që mbetën jashtë saj, shoqëruar edhe me komentet e analistëve  pranë këtyre partive të vogla që dolën në përfundimin se marrëveshja nuk jep garanci për standardet zgjedhore. Marrëveshja në fakt u bazua në paketën Mc Allister dhe para takimit Rama-Basha të gjithë e duartrokitën si bazën e duhur për konsensusin, që nga Petrit Vasili i pari dhe më pas partitë e vogla që morën pjesë në tryezën e thirrur nga PAA e Agron Dukës dhe PR e Fatmir Mediut. Të gjithë u ndjenë lojtarë duke qenë se u ulën si të barabartë në një tryezë me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Basha. Pas tryezës e përshëndetën dakordësinë për paketën Mc Allister si dokumentin që PD duhet ta kishte pranuar qysh në 26 Prill. 

 

Por të nesërmes e marrëveshjes kur u njohën me detajet që u përcaktuan nga dy të mëdhenjtë e fushës politike, po të njëjtët personazhe e komentuan si antidemokratike marrëveshjen, madje dhe si antikushtetuese. Ajo që nxorri zbuluar hipokrizinë e të vegjëlve që u ndjenë të mëdhenj për një moment ishte data e zgjedhjeve. Të gjithë shpresonin 16 korrikun, por surpriza që dogji shumë ishte 25 Qershori, datë që u heq partive  mundësinë e regjistrimit si koalicione.

Formula e koalicioneve me të cilën LSI apo parti të tjera hynë në zgjedhjet e 2013 prodhoi një rezultat fiktiv për to, duke u dhënë më shumë deputet nga sa realisht kanë për sasi votash. Rezultati i zgjedhjeve të 2013 prodhoi një konfigurim të zhdrejtë të pushtetit me një parti si LSI që praktikisht mori gjysmën e qeverisë. Teksa e ndjen që do jetë jashtë tortës së pushtetit, LSI kryesisht dhe partitë që ia kanë ndjerë lezetin bashkëqeverisjes i janë kthyer politikës së moralit dhe demokracisë. Në fakt halli i vetëm është se këtë radhë mund të mbeten jashtë tortës.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

A ka pengese ligjore qe i ndalon te vegjlit te krijojne koalicione me njeri tjetrin?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.