partitw e vogla
Satelitët e politikës së madhe kanë vetëm një hall
Marrëveshja Rama-Basha krijoi një valë mosaprovimi nga partitë dhe faktorët që mbetën jashtë saj, shoqëruar edhe me komentet e analistëve pranë këtyre partive të vogla që dolën në përfundimin se marrëveshja nuk jep garanci për standardet zgjedhore. Marrëveshja në fakt u bazua në paketën Mc Allister dhe para takimit Rama-Basha të gjithë e duartrokitën si bazën e duhur për konsensusin, që nga Petrit Vasili i pari dhe më pas partitë e vogla që morën pjesë në tryezën e thirrur nga PAA e Agron Dukës dhe PR e Fatmir Mediut.