Parada e 9 majit, në Moskë vetëm një president i huaj - moldavi Igor Dodon

Postuar në 09 Maj, 2017 23:42

Rusia ka zhvilluar sot paradën e 9 majit me të cilën kremton fitoren mbi nazizmin. Parada që zhvillohet në Sheshin e Kuq në Moskë është traditë tashmë dhe këtë vit mbushen 72 vjet nga 9 majio 1945 kur u firmos kapitullimi i Gjermanisë. Mirëpo parada siç raporton “The Moscow Times” u bojkotua në masë nga liderët perëndimorë duke lënë vetëm presidentin e Moldavisë, Igor Dodon, të vetmin kryetar shteti që mori pjesë në ceremoni. Në vitin 2005 p.sh ceremonia u asistua nga disa krerë shtetesh apo kryetarë qeverish si presidenti amerikan Bush, ai kinez Hu Jintao, kryeministri danez, kryeministri indian, kancelari gjerman etj.. Kjo e këtij viti ngjan pak me atë 100 vjetorin e Pavarësisë  së Shqipërisë, bojkotuar nga disa drejtues edhe për shkak të deklaratave nacionaliste të Berishës, që asokohe ishte kryeministër.

https://themoscowtimes.com/news/only-one-foreign-leader-attended-this-ye...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.