9 maji
Mesazh për Serbinë: Nuk duam të shohim pjesëmarrje në festimet e 9 majit në Moskë
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka bërë thirrje që liderët europianë të bojkotojnë paradën e 9 majit në Moskë, e cila celebron 80-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin. Nisur nga raportimet e mediave ruse, sipas të cilave ftesa u është dërguar edhe drejtuesve të vendeve si Sllovakia apo Serbia, Kallas ka vënë në dukje se:
Çdo pjesëmarrje në paradën e 9 majit në Moskë nuk do ta kalojë lehtë nga ana europiane, duke patur parasysh se Rusia po organizon një luftë tërësore në Europë
Parada e 9 majit, në Moskë vetëm një president i huaj - moldavi Igor Dodon
Rusia ka zhvilluar sot paradën e 9 majit me të cilën kremton fitoren mbi nazizmin. Parada që zhvillohet në Sheshin e Kuq në Moskë është traditë tashmë dhe këtë vit mbushen 72 vjet nga 9 majio 1945 kur u firmos kapitullimi i Gjermanisë. Mirëpo parada siç raporton “The Moscow Times” u bojkotua në masë nga liderët perëndimorë duke lënë vetëm presidentin e Moldavisë, Igor Dodon, të vetmin kryetar shteti që mori pjesë në ceremoni.