Një studim që sugjeron se kanabis frenon, ose prapëson plakjen e trurit
Ndoshta kriminalizimi i kanabisit është i padrejtë. Vetitë e tij mjekësore konfirmohen së fundmi edhe nga një kërkim I univeristetit të Bonit në Gjermani që në bashkëpunim me kolegë të universitetit hebraik në Jeruzalem kanë provuar se një kurë e dozuar me kanabis për një kohë të gjatë, arrin të prapësojë proceset e plakjes te minjtë. Plakja e trurit është normale si te çdo organ tjetër dhe kjo mund të verifikohet te rënia e aftësisë për vëmendje në shumë gjëra njëherësh, në aftësinë për të mësuar etj..Ka raste që kjo çon në demencë. Testimi me kanabis te minjtë provon se ky proces ose mund të ngadalësohet, ose mund të kthehet mbrapsht.
Minjtë preken nga defiçencat konjitive që 12 muajsh dhe një trajtim me dozim kanabisi për 18 muaj duke sjellë prapësimin e procesit. Mbetet për t’u provuar kjo zgjidhje nëse do të ketë efekt edhe te truri I njeriut dhe kjo do të shihet përmes dozimi me Tetrahydrocannabinol(THC), përbëërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit. Te minjtë u vu re se plakja e trurit ndodhte më shpejt nëse ata nuk zotëronin receptorë funksionalë për THC-në. receptorët janë proteina në të cilat subranca depozitohet duket aktivizuar sinjal në tru. THC imiton efektin e kanabinoideve natyrale që prodhon trupi e që kryejnë funksione të rëndësishme në tru. Me rritjen e moshës sasia e këtyre kanabinoideve që formohen vetë në tru bie dhe që këtej nis plakja e shpejtë. THC pra kryen rol zëvendësues. Mbetet për t’u parë nëse do të funksionojë te njeriu, por kurimi i demencës dhe rigjallërimi i trurit në një moshë të caktuar është me të vërtetë dhuratë.
https://medicalxpress.com/news/2017-05-cannabis-reverses-aging-brain.html
Comments
Po, eshte e qarte, perderisa
Po, eshte e qarte, perderisa perdorimi i kanabisit ne Izrael eshte i legalizuar, edhe studimi me vellezerit e tyre ne Bon do te jete pro kanabisit! E verteta eshte qe me kanabisin po merren shume pika kerkimore dhe studimore, rezultatet e te cilave nuk jane te njejta dhe asapk perfundimtare. Ne disa semundje kjo bime jep disa lehtesime, por s.d.q. studimet nuk jane perfundimtare.
Add new comment