Mikis Teodorakis: Qeveria Tsipras, në hapat e "Madurizmit". Pakica ka një shumicë të rreme në Parlament

Postuar në 07 Maj, 2017 11:19

Kam frikë se Greqia po "luan me zjarrin" dhe SYRIZA  po ecën në gjurmët e "madurizmit" shprehet kompozitori i njohur grek, Mikis Teodorakis, një nga figurat e njohura të së majtës greke në kohën e Juntës. Në një reagim ai shkruan për tendencat autoritariste të qeverisë së Aleksis Tsipras, dhe çështë më e keqja shuajtjen e revoltës për një qeveri që nuk ka më mbështetje në popull. 

Teodorakis shkruan: 

"Madurizmi" janë taktikat e reja praktike që përjetësojnë pushtetin e qeverisë me "mjete të ligjshme ". Kjo po ndodh  tani në Venezuelë, ku opozita e dalë në rrugë ballafaqohet me aparatin represiv të një qeverie "progresive" që ka humbur shumicën në popull dhe në parlament. Ndërsa "Madurizmi" grek edhe pse ka humbur shumicën në popull, njerëzit nuk janë me në rrugë për të drejtat e tyre si në Karakas. E kundërta ndodh, njerëzisht duken krejtësisht të neutralizuar, ndërsa qeveria e pakices ka një shumicë të rreme në parlamentin grek.
Pra, kushtet për zbatimin e "madurizmit", dmth vazhdimësisë së paligjshme të pushtetit me masa gjoja kushtetuese janë të favorshme për përjetësine e një qeverie të pakicës me shumicë të rreme në parlament.
Unë jam i sigurt se udhëheqja e SYRIZA-s ka filluar të lëvizë në hapat e Madurizmit. Dhjetëra mijëra emërime synojnë kontrollin e plotë të shtetit. Plani Pappas dështoi në ndjekjen e kontrollit të medias dhe tani qeveria po përpiqet me një sulm të ri për të kontrolluar formimin e opinionit publik.
Kjo më shpie mua të mendoj se kemi filluar të luajmë me zjarrin. Jam unë, që me përgjegjësi të plotë vë në dukje rrezikun e ri kombëtar, ashtu si në marsin e vitit 1967 kur u përpoqa të mbroja vendin tim nga rreziku i pashmangshëm i diktaturës. Atëherë nuk më dëgjuan as majtas as të qendrës dhe as të djathtët.  Shokët e mi u kujdesën të më fshihnin dy javë para Juntës.
Por të gjitha udhëheqësit e kohës u kapën në pizhame. Ndërsa unë e dija rrezikun, u largova dhe pas dy javësh kisha nderin së bashku me disa të tjerë të ngrinim organizatën e parë të rezistencës, Frontin Patriotik. Kush do të ketë nderin sot të organizojë Frontin e Ri patriotik?

http://www.kathimerini.gr/908330/article/epikairothta/ellada/mikhs-8eodw...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.