Dy oferta për Siptallën Zonë e Lirë Ekonomike
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi deklaron se deri në fund të majit Spitalla do të ketë një ofertë fituese për t’u shpallur Zonë e Lirë Ekonomike.
“Deri në fund të majit ne do të kemi një fitues për zonën ekonomike të shpallur dhe po të jemi optimistë, mund të themi që korriku, apo fillimi i gushtit do të na gjejë me zhvilluesin në territor”, shprehet ajo, raporton Top-Channel.
Sipas këtij televizioni “oferta e parë parashikon 30 milionë euro investime për ndërtimin e një fabrike pasurimi të ferro-kromit, kurse oferta e dytë planifikon 93 milionë euro për ndërtimin e kapanoneve industrialë. Të dyja oferta vijnë nga kompani shqiptare”.
“Propozimi i parë në harkun e tri viteve shkonte në 12 mijë veta që punësohen, propozimi i dytë në harkun e katër viteve shkonte në 2500 punëtorë që punësoheshin”, shprehet ministrja.
Comments
dmth kush do te beje nje
dmth kush do te beje nje investim ne letra 39 milione euro (ne letra!!!!) per nje fabrike u beka zone e lire ekonomike!!!! Do te rivalizoje Shenzhenin!!!
Add new comment