Rrëfimi i Karaxhiç: “Kisha marrëveshje sekrete me Holbrook për të mbetur i lirë”

Postuar në 04 Maj, 2017 09:12

Radovan Karaxhiç, lideri i dikurshëm politik i serbëve të Bosnjes, dënuar aktualisht nga Gjykata e Hagës, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, se ai kishte patur një marrëveshje sekrete me diplomatin amerikan Richard Holbrook. Sipas tij, Holbrook kishte kërkuar firmosjen e Marrëveshjes së Dejtonit, tërheqjen e Karaxhiç nga politika dhe në këtë kuadër atë do ta linin të lirë.

Pas ikjes nga pushteti unë lëvizja lirsshëm, i bindur se Holbrook do ta mbante fjalën, por zëra të ndryshëm thoshin se ai nuk mund ta mbante atë dhe se NATO preferonte më mirë likujdimin tim sesa arrestimin. Prokurorja Carla del Ponte e ka konfirmuar këtë gjë. Vendosa që t’i mbaja larg familjes dhe shtëpisë time dhe kështu nisi “jetesa” ime diskrete”, është shprehur ai. 

Karaxhiç ka folur për vështirësitë e jetës klandestine duke theksuar se një nga aspektet më të rëndësishme të kamuflazhit ishte rënia në peshë, nga 112 kg në 80 kg.

Vishja bluza të gjera të mëdha, pulovra dhe gjëra të tilla në mënyrë që pamja ime të dukej ndryshe. Duhet të flisja dialektin ekavian që flitet në Serbi, kjo nuk ishte e vështirë…”, vijon Karaxhiç.

Puna si mësues dhe këshilltar për kompani nisi për shkak të nevojës për para, ndërkohë që Karaxhiç thotë se ndoqi më shumë për kuriozitet një kurs për parapsikologji.

Kjo deri sa u kap nën emrin Doktor Dragan Dabiç dhe u dënua me 40 vjet për krime lufte dhe genocid.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=05&dd=03&nav_id=101181

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.