Greqia privatizon portin e Selanikut

Postuar në 25 Prill, 2017 09:47

Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK. Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro. Vendimin final për kontratën do ta japë Gjykata e Auditit, e cila do të vlerësojë procedurat. Porti është ndër më të rëndësishmit dhe duket se bën pjesë në planet e pranuara nga qeveria greke për privatizimin e shumë aseteve shtetërore, diktuar edhe nga Eurogrupi pas krizës së vitit 2008.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.