Muze nënujor për veprat e realizmit socialist! Bollino do ta fitojë sërish projektin?

Postuar në 11 Prill, 2017 11:58

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot një tjetër ide që mund të bëjë zhurmë dhe ngjallë kuriozitet.

Duam të bëjmë një muze nënujor me veprat e realizmit socialist, mund të jetë një gjë spektakolare. Po ta bëjmë do të jetë një element shumë i veçantë. Duke zbritur në zhytje i shkon, kush zbret më shumë, shikon më shumë, do të jetë spektakolare. Tani me ju mund të diskutojmë vendin për të qenë i aksesueshëm më lehtë, idenë fillestare e kemi pasur për në Ksmail për të bërë lidhjen me Butrintin” deklaroi Rama gjatë takimit me sipërmarrës në fushën e turizmit.

http://lexo.al/rama-bejme-muze-nenujor-veprat-e-realizmit-socialist/

Qeveria po instrumentalizon të kaluarën e komunizmit duke i hequr vetes misionin edukues, për të ngritur stenda që nxjerrin para. Kështu ndodhi me Bunk’Art që mistifikon shtetin e Enver Hoxhës. Një hap më tej po kalohet në këtë drejtim, që duhet thënë se parë thjesht si investime mund të jenë fitimprurëse. Nuk vlen më as diskutimi dhe as kundërshtimi, as kritika dhe as argumenti sa kohë që kryeministri i inuaguron këto si spektaklin e radhës pas të cilit fitoren me turmën e ka të garantuar.

Një pyetje gjithsesi mund të bëhet qysh tani: Carlo Bollino do të jetë sërish fituesi i projektit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.