Zgjedhjet e Kavajës si test për peshën e LSI-së dhe sfidë për PD-në
Zgjedhjet e Kavaajës po shndërrohen në një test përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen së afërmi. Kjo mund të shihet në qëndrimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim që vlerëson te përballja e vetme PS-PD në një zonë që konsiderohet tradicionalisht bastion i së djathtës po që në vitin 2015 ndryshoi kah, një mundësi për të evidentuar peshën që ka. Presidenti i ka dekretuar zgjedhjet në Kavajë për në datën 7 maj, ndërkohë që një ditë pas darkës Rama – Meta, mbi të cilën spekullohet se është arritur marrëveshja e bashkëqeverisjes edhe për katër vite, ka disa qëndrime për koalicionet në Kavajë. U fol se LSI-ja ka vendosur të hyjë në zgjedhje përkrah kandidatit të PS-së, por më pak, Luan Rama, kreu i Grupit Parlamentar, mohoi, duke deklaruar se “nuk jemi pjesë e procesit, as për të mbështetur, as për të votuar”. Sipas tij pjesëmarrja e anëtarëit të LSI-së në KZAZ është vetëm për të mos bllokuar procesin.
Nuk mund të mos shihet në këtë qëndrim të LSI-së një testim për peshën që përballja PS-PD në një zonë si Kavaja. Nga rezultati që do të dalë mund të merret një kampion për rëndësinë e koalicioneve dhe peshën e partisë së Metës që po shmang pjesëmarrjen për të kuptuar peshën e vet dhe për ta përcjellë atë. Sfida kryesore këtu është për PD-në, pasi ajo garon në një zonë që e cilëson të vetën prej kohësh, ku ka patur një kandidat që doli nga skena me procesin e dekriminalizimit dhe vendim gjykate, por që në çdo rast mund të ruajë numrin e votave.
Add new comment