Çështja e ndjeshme Feto dhe porositë vllazërore për Tiranën
Në vijim të porosive të Presidentit turk Erdogan për sa është rënë dakord edhe në vizitën që ai pati në Tiranë me rastin e fillimit të punimeve për xhaminë e Namazgjasë, zyrtarët turq vijojnë të paralajmëronë autoritetet shqiptare për rrezikun sipas tyre të organizatës FETO në Shqipëri. I fundit ishte ministri turk i Bujqësinë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, i cili ka bërë thirrje që Tirana zyrtare të jetë shumë e kujdesshme.
Çelik realizoi një vizitë zyrtare njëditore në Shqipëri, ku krahas takimeve me drejtues të lartë të vendit, mori pjesë edhe në Forumin e Agrobiznesit Shqipëri-Turqi. Ministri Çelik, duke folur për Anadolu Agency (AA), ka dhënë disa vlerësime për vizitën dhe takimet e tij në Shqipëri, si dhe për rrezikun e FETO-s.
"E ngrita si shqetësim edhe gjatë fjalimit tim në forum", tha Çelik dhe më pas shtoi se edhe gjatë takimeve në kuadër të kësaj vizite, ai ka vënë theksin tek çështja e FETO-s.Momentalisht këtu ka një qeveri me koalicion. Së afërmi do të ketë edhe zgjedhje. Por pashë që zyrtarët shqiptarë janë të ndjeshëm në këtë çështje."-theksoi ministri turk.
Ai thekson se çështja e FETO-s është diskutuar shpesh në takimet e zyrtarëve dhe drejtuesve të lartë të dy shteteve në Ankara dhe Stamboll. Çelik ka theksuar se Turqia ndjeshmërinë e çështjes së FETO-s e ka ngritur në të gjitha takimet e niveleve më të larta.
"Duhet të bëjnë shumë kujdes. Faktikisht në këtë pikëpamje Shqipëria po kalon në një kohë shumë të ndjeshme. Duket qartë që një organizatë terroriste si FETO, pasi kuptoi që në Turqi nuk do t'ja arrijë dot qëllimit të saj, është duke u përpjekur shumë për t'i gjetur vetes vende dhe ambiente të reja.Nëse do të shohim shkollat dhe lëvizjet e tyre brenda dhe jashtë vendit shohim qartë se një nga këto vende është edhe Shqipëria. Ajo që është e rëndësishme është që drejtuesit të jenë në dijeni të kësaj. Më pas dhe ne bëjmë çfarë të jetë e nevojshme. Pjesa tjetër është një çështje që i takon krejtësisht shtetit tuaj, por ne si vëllezër duhet të themi atë që na takon. Unë shpresoj që këtu të mos ketë këmbëngulje në lidhje me këtë gjë dhe ajo që do të ishte më e drejta këtu është thirrja ndaj familjeve që të kujdesen për fëmijët e tyre" tha Çelik për agjencinë Anadolu.
http://aa.com.tr/sq/ballkan/ministri-celik-paralajmëron-shqipërinë-për-rrezikun-e-feto-s/782036
Comments
Si urdheron! Problemet e
Si urdheron! Problemet e Turqise gjithnje e me teper do te vleresohen, shikohen dhe zgjidhen edhe ne Albanistan, si nje province kjo e Turqise erdoganase. Miqesia midis vellezerve nuk diskutohet. Aferim na qofte!
Add new comment