FETO
Ndahet nga jeta Fetullah Gulen
Fethullah Gulen, lideri i Organizatës Fetullah (FETO) është ndarë nga jeta. Lajmin e bëri të ditur faqja Herkul, pranë organizatës FETO.
Gulen, i shpallur terrorist në Turqi, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999.
Vdekjen e tij e konfirmoi edhe nipi i liderit të FETO, Ebousseme Gulen, raporton CNN turk, sipas të cilit 83-vjeçari ndërroi më 20 tetor në një spital në Pensilvani.
Dobia e një vizite dhe pyetja ende pa përgjigje në Tiranë: FETO dhe HAMAS janë organizata terroriste?
Tri ditë më parë në Tiranë ishte për një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Një figurë komplekse politike dhe përfaqësuese e Turqisë, i ardhur nga rrethi i afërt i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Vizita ishte në kuadër të një turi rajonal, nga i cili ende nuk është kuptuar ndonjë gjë e madhe, pasi në Rumani dhe Bullgari, Fidan foli për gjëra të tjera nga ato që diskutoi dhe deklaroi në Shqipëri.
Erdogan e kushtëzon bashkëpunimin me goditjen e FETO-s në Shqipëri
Gjatë fjalimit në Parlamentin shqiptar, presidenti Erdogan ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me atë që pret në këmbim për investimet turke në Shqipëri. Erdogan u ndal në mënyrë të veçantë te dy projektet madhore të vitit të fundit në Shqipëri: spitali i Fierit dhe 522 banesat e ndërtuara në Laç për familjet që mbetën pa strehë nga tërmeti i 2019-s. Por shtoi se edhe shqiptarët duhet ta kenë parasysh se çfarë kërkon Turqia.
Të kap nostalgjia për rusët e bardhë/SHISH: FETO nuk është organizatë terroriste
Shërbimi Informativ i Shtetit ka përcjellë për MCN Tv një përgjiigje përmes së cilës sqaron statusin e organizatës “FETO” në kuptim të punës së vet dhe detyrave funksionale.
Shpërblimet e fshehura të vëllazërisë anti-FETO
Shqipëria dhe qeveria e saj vazhdojnë të shpërblehen nga Turqia dhe presidenti i Erdogan për gatishmërinë e treguar në dorëzimin e të gjithë të kërkuarve nga Ankaraja si anëtarë të organizatës së Fetyllah Gulen.
Pa u mbushur dy javë nga largimi banditesk që policia shqiptare i bëri i shtetasit turk Haruç Çelik, në Tiranë kanë mbërritur pajisje dhe mjete të ndryshme sidomos për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhuratë nga Turqia.
I hapet rrugë kërkesës turke. Apeli i Durrësit lëshon urdhër arresti për shtetasin Muhamed Aydogmus
Mediat turke kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Muhamed Aydogmus, një profesor turk që jetonte dhe punonte në Shqipëri. Pak ditë më parë, ai është gjykuar në Gjykatën e Faktit në Durrës dhe është lënë i lirë. Aydogmus akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm kufiri, ndërkohë që Turqia kërkonte ekstradimin me akuzën e përfshirjes në atë që ajo e quan organizata terroriste FETO.
Çështja e ndjeshme Feto dhe porositë vllazërore për Tiranën
Në vijim të porosive të Presidentit turk Erdogan për sa është rënë dakord edhe në vizitën që ai pati në Tiranë me rastin e fillimit të punimeve për xhaminë e Namazgjasë, zyrtarët turq vijojnë të paralajmëronë autoritetet shqiptare për rrezikun sipas tyre të organizatës FETO në Shqipëri. I fundit ishte ministri turk i Bujqësinë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, i cili ka bërë thirrje që Tirana zyrtare të jetë shumë e kujdesshme.