Sinjale nga NATO kundër nismës së Thaçit për krijimin e Ushtrisë pa ndryshimin e Kushtetutës
Nisma e presidentit të Kosovës për tranformimin me ligj, të Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, duket se ka jo pak kundërshtarë. Thaçi nuk është tërhequr as pas sinjaleve të ardhura nga SHBA, disa prej të cilave u raportuan edhe në media, e duket se nuk ka ndërmend të kthejë pa provuar votimin në Parlament të ligjit të propozuar, por duke anashkaluar ndryshimin e Kushtetutës. Sot gazeta “Zëri” i ka marrë një prononcim një zyrtari të lartë të NATO-s, emrin e të cilit nuk e bën publik, i cili nënvizon se nisma e Thaçit bart rreziqe për sigurinë.
“Ndërrimi i misionit të FSK-së pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese nuk do t’i kontribuojë paqes dhe situatës së sigurisë në rajon, e cila ka shënuar progres viteve të fundit përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas po këtij zyrtari, NATO-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj FSK-së, mirëpo nëse propozimi i presidentit Thaçi do të vazhdojë përpara, atëherë ata do ta rishikojnë nivelin e përkushtimit të tyre…Ndërkohë, presidenti Thaçi, si nismëtar i këtij procesi, nuk ka lëshuar pe nga iniciativa e tij. Ai dje ka falënderuar të gjitha komunitetet e tjera joserbe për përkrahjen rreth Ligjit për FSK-në. “Deputetët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe malazez, të gjithë mbështetin Ligjin për FSK-në. Faleminderit!”, shkruan Thaçi”, raporton “Zëri”.
Përkrahja e parë për tranforimimin e FSK-së në ushtri erdhi edhe nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis, i cili sugjeroi që kjo të bëhet me ndërhyrje në Kushtetutë.
http://zeri.info/aktuale/134478/keshilli-i-nato-s-me-vendim-unanim-per-u...
Add new comment