Si e shndërroi LSI Edi Ramën në rolin e një kryeministri shëtitës
Pa patur asnjëherë qëndrim të unifikuar me aleatin në qeveri, LSI ka gjetur sërish momentin për të deklaruar nga vija e dytë e fronit se peticionet për vettingun nuk janë zgjidhje për reformën në drejtësi, duke u dictancuar kështu nga nisma e “Shoqërisë Civile” për mbledhjen e firmave popullore pro Vettingut. Në fakt asnjë ministër i LSI-së nuk u pa në cadrat e ngritura për peticionin e Vettingut, ndryshe nga sa u angazhuan ministrat e PS-së e deri te kryeministri. Pra edhe një parti si LSI-së e atashuar me nevojat e shqiptarëve nuk gjen sens në këtë përqafim të Shoqërisë Civile me Qeverinë.
“Peticionet nuk i japin zgjidhje çështjes së reformës në drejtësi, por janë institucionet që duhet të kontribuojnë për zbatimin e saj. Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të garantojë me transparencë maksimale zbatimin e reformës në drejtësi.”-tha Luan Rama i pyetur nga gazetarët.
Nëse opozita është në rrugë dhe kësisoj bojkotin votimin në parlament për komisionet e Vettingut LSI nga ana tjetër ka mbërthyer mbetet gozhdën në problemet kushtetuese të draftit që u votua në 22 korrik. Është fjala këtu për kundërshtitë e ministrit të Drejtësisë Petrit Vasiili për rolin e bordit të ONM-së dhe përplasjet me kryetarin e misionit. Kështu LSI i ka lënë retorikën dhe propagandën kryeministrit që mesa duket nuk ka asgjë tjetër në dorë, por vetëm firmat në çadrat popullore pro vetingut.
Add new comment