reforma drejtesi
Një përgjigje që i thotë të gjitha
A është Edi Rama i korruptuar, a janë ministrat e tij hajdutë, a janë vjedhur votat, a janë shqetësuese përgjimet e Bild, a është qeveria e inkriminuar? Për Brukselin këto pyetje nuk kanë asnjë rëndësi, pasi siç thotë eurodeputeti me mandat në mbarim Knut Fleckenstein e rëndësishme është kush mbështet reformat dhe në veçanti atë në drejtësi. Edhe të korruptuarit mund ta bëjnë një gjë të tillë
Reforma në drejtësi në prag të "katastrofës", e kupton edhe Hahn
I ardhur në Tiranë për të ashtuquajturin procesin screening (përshtatja me legjislacionin e BE) që i paraprin hapjes së negociatave, komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn u kthye në zëdhënësin e qeverisë, duke i kërkuar opozitës të japë konsensusin për amendimin e ligjit "Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve".
Zaev premton gjithçka me flamurin e reformës në drejtësi
Lideri i opozitës maqedonase, partia e të cilit u rendit e dyta në zgjedhje, por nisur nga mosarritja e Gruevskit për të formular qeverinë pretendon se ka mandatin popullor për t'u bërë kryemistë ka dhënë një intervistë së fundmi për Radio Europa e Lirë, ku ka premtuar thuajse gjithçka me flamurin e reformës në drejtësi. Pajtim me shqiptarët, hetim rastit të Kumanovës dhe referendum për çështjen e emrit me Greqinë
Si e shndërroi LSI Edi Ramën në rolin e një kryeministri shëtitës
Pa patur asnjëherë qëndrim të unifikuar me aleatin në qeveri, LSI ka gjetur sërish momentin për të deklaruar nga vija e dytë e fronit se peticionet për vettingun nuk janë zgjidhje për reformën në drejtësi, duke u dictancuar kështu nga nisma e “Shoqërisë Civile” për mbledhjen e firmave popullore pro Vettingut. Në fakt asnjë ministër i LSI-së nuk u pa në cadrat e ngritura për peticionin e Vettingut, ndryshe nga sa u angazhuan ministrat e PS-së e deri te kryeministri.
Eri me zhulin, Edi me llumin dhe simetria e mungesës së argumentit
Qeveria e ka përgjigjen për çdo situatë që nuk i shkon përshtat dhe që më mungesë të argumentave e vendos veten në front lufte me të keqen që sipas saj identifikohet ndonjëherë me zhulin dhe ndonjëherë me llumin. Është e njëjta filozofi që në mënyrë simetrike vepron nga bashkia në selinë e kryeministrisë.
Ambiguitetet e Bashës
Kreu i Partisë Demokratike është shfaqur me një deklaratë ambigue në Sarandë, teksa ka folur për reformën në drejtëësi. Sipas tij, reforma e vërtetë mund të vijë vetëm pas zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas tij ky është edhe mesazhi që Edi Rama ka marrë nga ndërkombëtarët. “Mesazhi që do të dëgjojë deri ditën e fundit është: Të mos guxojë të prekë më votën e shqiptarëve e t’i lërë shqiptarët të votojnë të lirë e të ndershëm për qeverisjen e tyre. Për një drejtësi që dënon korrupsionin dhe krimin e nuk e mbron atë.