Quo vadis Europa?
Quo vadis Europa? Kjo pyetje e ngritur nga Jean-Claude Juncker do të mbërrijë të mërkurën në tryezën e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, të cilët do të takohen dy herë këtë muaj: një në Bruksel të enjten dhe një herë tjetër në 25 Mars në Romë, në një samit përkujtimor për 60 vjetorin e Traktatit të BE-së, i nënshkruar në 25 Mars 1957 po në kryeqytetit italian.
Marsi është muaji që qeveria britanike pritet të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. 27 anëtarët pritet të nënshkruajë një deklaratë e cila ka për qëllim të japë një përgjigje bindëse për vizionin e Evropës në periudhën pas Brexit.
Në Bruksel kohët e fundit po bëhet një debat gjithmonë e më intensiv në lidhje me "konceptin" e "multi-shpejtësisë së Evropës", i cili pritet të dominojnë në një mënyrë apo tjetër deklaratën politike që do të nënshkruhet nga liderët e BE-së në Romë."Deklarata duhet të reflektojë nivelet e ndryshme të ambicieve, por në një farë mënyre të sigurojë edhe unitetin e vendeve anëtare të BE-së"-ka thënë një burim pranë Brukselit në afërsi të përgatitjes së kësaj deklarate.
Në këtë kontekst, Brukseli ka publikuar këtë javë një "Letër të Bardhë" me pesë skenare alternative se si Evropa do të duket në dekadën e ardhshme. Opsionet janë duke filluar nga ruajtja e status quo-së aktuale e deri në federalizmin e BE-së.
Sipas zyrtarëve evropianë, vendimin i Komisionit për të mos propozuar një skenar të vetëm për Europën e dekadës së ardhshme, por pesë "ide" të ndryshme erdhi kryesisht si pasojë e presioneve në muajt e fundit nga disa qeveri. Karakteristike është se vitin e kaluar shumë vende kundërshtuan në mënyrë të hapur Brukselin për menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe propozimit e Komisionit mbi kuotat e emigrantëve, duke kërkuar madje edhe rishikim të kompetencave.
http://www.huffingtonpost.gr/2017/03/05/eidiseis-politiki-mellon-60-xron...
Comments
Te vjetrit, pa shkolle, na
Te vjetrit, pa shkolle, na kane lene nje fjale te urte : Nuk mund te ndertohen keshtjellat mbi rere. Keta sharlatane mund te takohen jo dy here kete muaj por edhe 20 here, dhe nuk kane per te qullosur gje. e para nisen nga genjeshtra : Traktati i Romes , ne vitin 57, nuk ka te beje me BE, Ai eshte nje traktat per tregetine e disa produkteve, nje lloj karteli apo trusti, ne kundershtim te hapur me parimet e ekonomise se tregut te lire. Se dyti : Pretendohet qe lidershipin, legjitimitetin e ketij bashkimi, si dhe venien e tij ne binare ligjore, ta beje nje Mafioz e evazor fiskal si Junker, ish-kryeministri i nje nje vendi qe ekziston vetem si lavatrice e parave te pista te krimit te organizuar dhe kompanive qe bejne evazion ne shifra te frikshme. Dhe se treti : Shikoni cilat jane opsionet e tyre , minimalisht pese variante, pra mendohet se kane qene 50, e pas shoshitjes kane dale 5 varinte. Praktikisht kjo do te thote se ata nuk dine asgje se si do ti veje filli kesaj "marreveshjeje hajdutesh" qe i ka kaluar koha qe me mbarimin e luftes se ftohte.
Add new comment