Ndryshon ligji për nështetësinë greke, 7 vjet qëndrim për ta fituar

Postuar në 11 Shkurt, 2017 23:49

Greqia ndryshon rregullat dhe kriteret për marrjen e nënshtetësisë. Projekti i ri i diskutuar në komisionet parlamentare parashikon transferimin e kompetencave për këtë procedurë nga Ministria e Emigracionit drejt Ministrisë së Brendshme. 

Ky shërbim si dhe tri komisionet e natyralizimit (politografisi), do të kalojë në vartësi të sekretariatit të përgjithshëm të zgjedhjeve”, shkruan faqja “albanians.gr”, që citon Radion Athina 9.84. 

Projekti duket se synon thjeshtimin e procedurave dhe lehtësi të reja në marrjen e nënshtetësisë greke për emigrantët të cilët do të duhet që të kenë punuar vetëm 7 vjet për të fituar këtë të drejtë. 

Radio Athina vë në dukje se ligji që kishte hartuar presidenti aktual i republikës greke, Prokopis Pavlopulos dhe e evoluoi më tej Janis Ragusis në 2010, për këtë kategori parashikohej një qëndrim e punësim dhjetëvjeçar. Më tej, ligji parashikon që fëmijët e emigrantëve, nëse lindin në Greqi, marrin automatikisht nënshtetësinë greke. Në të kundërt, e marrin nënshtetësinë pasi të kenë kryer gjashtë vjet të sistemit arsimor grek”, vijon faqja në fjalë raportimin. 

http://albanians.gr/ndryshon-ligji-per-nenshtetesine-greke.html

Ndryshime pëson edhe procedura e provimit të gjuhës që thjeshtohet, që do të shpeshtohet. Ky ndryshim me siguri prek për mirë një kategori jo të vogël emigrantësh shqiptarë ndërkohë që parashikohen ndryshime edhe për procedurat e lejes së qëndrimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.