Zbulohet vëllai i madh i Kometës “Halley”

Postuar në 10 Shkurt, 2017 20:54

Një grup astronomësh në Gjermani kanë bërë një zbulim që mund të hedhë dritë mbi krijimin e jetës në tokë, miliarda vjet më parë. Duke përdorur teleskopin hapsinor të NASA-s, Habëll ata zbuluan një objekt gjigant, i ngjashëm me kometën, i cili përmban elementët themelorë të jetës, ujin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin dhe sulfurin.

Objekti u pikas pranë një xhuxhi të bardhë, rreth 170 vite dritë larg Tokës. Sipas shkencëtarëve ai është i ngjashëm me kometën e famshme Halley, por afërsisht 100 mijë herë më i madh dhe përmban më shumë ujë.

Kreu i grupit të shkencëtarëve që zbuluan objektin gjigant, bëri të ditur se “vëllai i madh” i kometës Halley, siç është pagëzuar zbulimi i fundit, është i pasur kryesisht me nitrogjen.

http://www.usatoday.com/story/news/nation-now/2017/02/10/astronomers-fin...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shume mire qe jepet emertimi anglez dhe internacional i elementit N, nitrogjenit, por nuk eshte keq te jepet edhe emertimi shqip i ketij elementi, Azot, sepse fatkeqesisht shume breza e kane mesuar ne shkolle kete element me emrin e "gabuar", Azot, cfar ka mundesi te jete njohur qysh ne kohra te lashta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.