shkendetaret
Zbulohet vëllai i madh i Kometës “Halley”
Një grup astronomësh në Gjermani kanë bërë një zbulim që mund të hedhë dritë mbi krijimin e jetës në tokë, miliarda vjet më parë. Duke përdorur teleskopin hapsinor të NASA-s, Habëll ata zbuluan një objekt gjigant, i ngjashëm me kometën, i cili përmban elementët themelorë të jetës, ujin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin dhe sulfurin.
Objekti u pikas pranë një xhuxhi të bardhë, rreth 170 vite dritë larg Tokës. Sipas shkencëtarëve ai është i ngjashëm me kometën e famshme Halley, por afërsisht 100 mijë herë më i madh dhe përmban më shumë ujë.