Le Pen “bie në dashuri me BE-në”. Dyshtetësi vetëm për europianët

Postuar në 10 Shkurt, 2017 10:51

Jetojmë në kohë ku mund të thuash çdo gjë dhe sërish të shënjestrohesh si lider i suksesshëm. Marie Le Pen dhe Franca e kulturës që duket se po i rend nga pas janë një shembull i rrallë në këtë drejtim. Prej kohësh liderja e Frontit Popullor predikon daljen nga BE-ja të Francës, që do të ishte në fakt fundi i unionit, daljen nga Euro dhe rishikim të marrëdhnëieve ndaj Rusisë. Por kur vjen puna për të vendosur një standard pranimi të përgjithshëm për të huajt, Le Pen nuk shkon dot përtej BE-së që e konsideron vetiu si kufirin final ku fillon “Tjetri” për Francën.

Kështu në një intervistë për France 2, Le Pen deklaroi se nëse fiton zgjedhjet për President, nuk do të lejojë më dyshtetësinë për ata qytetarë që nuk janë nga Europa. Po çfarë është Europa për Le Pen? Asgjë më shumë sesa BE-ja, duke na sqaruar se deri në çfarë derexheje është katandisur kultura politike në Union.

Ajo është pyetur specifikisht për hebrejtë që përbëjnë një komunitet jo të vogël në Francë dhe ka deklaruar qartë se:

“Izraeli nuk është një anëtar i BE-së dhe nuk e konsideron veten të tillë”. Për rrjedhojë dyshtetësia franko – izraelite nuk do të lejohet. E njëjta gjë do të aplikohet për qytetarët e SHBA dhe vendeve të Afrikës së Veriut, ndërkohë që qytetarët e BE-së dhe të Rusisë, pjesë e “Europës së kombeve”, do të lejohen.

http://www.haaretz.com/world-news/europe/1.770915

E kotë të pyetet për shqiptarët tanë që mundet të kenë një nënshteësi franceze, pasi sot për sot Le Pen mendon BE-ja ka vlerë si kriter përcaktues, nesër ndoshta e ndryshon qëndrimin dhe kërkon me të madhe shkrirjen e BE-së për t’i lënë vendin Europës së Kombeve që nuk dihet se çfarë është konkretisht sipas saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.