Aeroporti në Vlorë, civil apo "ushtarak"? Çfarë negocioi Rama në drekën e Stambollit?

Postuar në 08 Shkurt, 2017 11:08

Edi Rama nuk e ka fshehur afinitetin me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, një miqësi që nisi para zgjedhjeve të 2013, por që vetë kryeministri e ka zhvendosur në kohë duke gënjyer publikisht për takimin e parë me presidentin turk që sipas tij ka ndodhur pas zgjedhjeve të Qershorit 2013.
E tha këtë gënjeshtër në një intervistë për Televizionin grek "Skai" në përpjekje për të injoruar dyshimet se ai është kthyer në djalin plangprishës të "sulltanit" të ri të Turqisë.
http://www.respublica.al/2016/11/23/edi-rama-gënjen-për-takimin-me-erdogan-takimi-i-parë-jo-“pas-zgjedhjes-si-kryeministër”
Kjo nuk e ndryshon faktin që Edi Rama u ul në prehrin e Erdogan qëkurse ishte në opozitë, në një vizitë në 29 Maj 2013. http://albplaneti.com/rama-takon-erdogan-e-njeh-me-programin-e-rilindjes/. Në gusht të po atij viti, pa marrë ende zyrtarisht detyrën pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama vizitoi sërish Presidentin turk në fillim të gushtit, duke gjetur "sebepin"  për të promovuar në Turqi edhe kryeveprën e e tij publicistike"Kurbani". 

Pas zgjedhjeve Turqia u shpall zyrtarisht aleat strategjik dhe u fol për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, madje edhe për mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, mirëpo në mbyllje të mandatit të parë të zotit Rama këto nuk kanë ndodhur. 
Po çfarë ka prodhuar partneriteti strategjik me Turqinë? Momentalisht vetëm 2 gjëra. Financimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë dhe goditjen e elementit Gylenist në Shqipëri, pazare të negociuara personalisht në emër të miqësisë mes Edi Ramës dhe presidentit turk. Kjo lloj politike nuk është një gjë e re për kryeministrin e Shqipërisë. Ai ka operuar në këtë mënyrë me kryeministrin Renzi, me të cilin arriti të heqë vetëm taksën e Transportit për kamionistët shqiptarë, ndërsa qeveria shqiptare nuk pati asnjë kredit për të lobuar për mosmiratimin e ligjit të Call Centerave që prekte drejtëpërdrejtë biznesin dhe të punësuarit në Shqipëri. Selfiet e kryeministrit nuk ndihmuan për këtë. Edi Rama tentoi t'i ngrinte në kuadrin e miqësisë personale edhe marrëdhënien me kancelaren gjermane Angela Merkel, por dështoi. 

Së fundmi kryeministri na njoftoi se ishte deri në Stamboll për një dreke me presidentin e Turqisë, prej nga ku na dha lajmin e mirë se kishte folur për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë. Mbi çfarë studimi apo parametrash e ka negociuar një projekt të tillë ndoshta na e ka lënë suprizë për më vonë, ashtu siç ka ndodhur me shumë projekte të iniciuara nga qeveria, ku diku mbin një parkim shtesë apo ndonjë galeri artistike tepër.  E pyetur nga ResPublica Ministria e Transport eve tha se nuk ka dijeni për projektin te cilit i referohet zoti Rama.

Pak muaj më parë si ministri i Financave ashtu edhe ai i Transporteve folën për nisjen e studimit të fizibilitetit për dy aeroporte në jug, në Sarandë dhe Gjirokastër. Tani nga Stambolli vjen lajmi se aeroporti do ndërtohet në Vlorë. Dhe lajmi vjen me një njoftim në Facebook për një drekë mes Ramës dhe Erdogan. 

https://www.ata.gov.al/rama-dreke-ne-stamboll-me-erdogan-diskutohet-per-....

Dyshimi shoqëron këto ecejake, jo vetë për shkak të anoramlitetit diplomatik që përcjell një marrëdhënie e tillë, por edhe për shumësinë e mesazheve që ajo emeton. Mediat greke flasin për një aeroport që do t'i shërbejë planeve ushtarake të Turqisë për të dominuar rajonin përmes pikave strategjike që pavarësisht se mund të shërbejnë si aeroporte civile, janë potencialisht infrastrukturë e gatshme ushtarake. Mbetet në kuadër të dyshimeve për vetë skepticizmin që përcjell në qarqet greke marrëdhënia e ngushtë Rama-Erdogan, variant që gjithsesi nuk duhet përjashtuar. Nga ana tjetër duke parë se mes projekteve zulmëmëdha që njoftohen dhe realizimit të tyre në shkallë zero, mundet edhe të perceptohet lajmi shqetësues se pas këtyre njoftimeve fshihet diçka tjetër përtej propagandës. Le të kujtojmë këtu se ditë më parë ministri i Drejtsësisë Ylli Manjani, pas shkarkimit, akuzoi se projekti 1 miliardë euro që po shpallet së fundmi, në fakt synon pastrim parash. Të thuash se "qentë lehin dhe se karvani shkon përpara" është e kollajtë, por ja që nuk kemi të bëjmë me një qytetar të zakonshëm e pa përgjegjësi publike. Të drekosh me Erdoganin një herë në 6 muaj është diçka që tejkalon karakterin strategjik të vëllazërisë turko-shqiptare, kaq shumë të pompuar. E qartë është se kjo marrëdhënie fsheh diçka. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po meqe Saliu e beri ne Kukes aeroportin Sheh Zajed bin Sulltan bin Zajed Al Nahjan, pse te mos e beje Rama ne Vlore aeroportin bin Sulltan bin Erdogan Al Tahip?

Submitted by Kart o dromi (not verified) on

Jeni ftohur ne b . . . te gjithe.
Po te jete per ushtarak, e ka gati Kucoven dhe Gjadrin.
Prandaj, do te jete permturizem o llafazanofolozofofutjapordholloge.
Pirdhuni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.