Tsipras në Beograd: Për hir të sigurisë, Serbia duhet të ishte anëtare e BE-së

Postuar në 01 Shkurt, 2017 13:49

Serenata e takimeve Rama – Vuçic pasohet nga limonada e lidhjeve të posaçme mes grekëve dhe serbëve që artikulohen nga internacionalisti Aleksis Tsipras. Kryeministri grek, i provuar si zhgënjimi më i madh i 25 viteve të fundit në Greqi me deformimin e rezultateve të referendumit të fundit në Greqi, ka qenë këto dy dtë në Beograd, ku është takuar me homolgun Aleksander Vuçiç.

Në parantezë do thënë se kategoria e njerëzve politikë si këta, njësoj si Edi Rama e Ilir Meta me Lulzim Bashën në Shqipëri, nuk duhen marrë shumë seriozisht. Aq më tepër që sondazhet e fundit në Greqi e nxjerrin Tsiprasin poshtë Demokracisë së Re.

Në çdo rast, kryeministri grek ka konfirmuar disa klishe të njohura të lidhjeve sentimentale greko-serbe, duke konfirmuar “një qëndrim stabël të Greqisë për Kosovën”. Agjencia serbe “B92”, raporton se Tsipras ka folur për zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët në një rajon që sipas tij ka problem të mëdha.

Serbia i është mirënjohëse Greqisë që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Vuçic nga ana e vet duke shtuar një pohim që ndoshta ka më shumë vlerë për të ardhmen e rajonit:

Ne folëm për marrëdhëniet tona dhe rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve tradicionalisht të mira me Kinën, Rusinë dhe vende të tjera”.

Tsipras citohet të ketë thënë se “Greqia mbështet Serbinë në rrugën e integrimit europian”, ndonëse origjina politike e tij pak ka të bëjë me BE-në.

Serbia ka një rol kyç në Ballkan dhe kryesisht për hir të të stabilitetit rajonal dhe zhvillimit të tij, do të ishte e dëshirueshme që të bëhej një anëtare e plotë e familjes europiane”, tha kryeministri grek në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.  Duket se të dy kryeministrat orientohen nga qendra të ndryshme strategjike, ndonëse theksojnë se mes dy popujve ka miqësi të vjetër. Po kështu në asnjë rresht nuk raportohet diskutimi për rolin e SHBA-së dhe NATO-s në rajon, diçka që flet jo pak për pozicionimin e Greqisë.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=01&dd=31&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.