1 mld dollarë konçesione premtohen para zgjedhjeve
Qeveria anonçoi programin për investimeve publike përmes Partneritetit Publik Privat në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Bëhet fjalë për një numër veprash publike në infrastrukturën rrugore, shkolla dhe qendra shëndetësore ekselence që siç tha kryeministri do të ndërtohen në harkun kohor të 2-3 viteve. Lista e plotë e priroteve nuk është bërë publike, por pritet t’u dorëzohet bizneseve që të përgatisin projektet.
Kryeministri Rama sqaroi se ky program bazohet në planifikim buxhetor të Republikës së Shqipërisë në vite, duke garantuar se nuk do të ketë asnjë luhatje në planin për uljen e borxhit publik dhe për mbajtën nën kontroll të deficitit.
Kreu i qeverisë garantoi bizneset se për këtë nismë ka marrë dakordësinë e plotë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, dhe banka të tjera të mëdha që do të mbështesin investimet. “ Kështu, jemi vetëm për të filluar sa më shpejt punën konkrete”-theksoi kryeministri.
Ky program u mirëprit nga bankat dhe bizneset që e shohin si mundësi për të bërë ndonjë punë me lekët e qeverisë. Një nismë që anononçohet pak muaj para zgjedhjeve dhe që shpëndan për rrjetin e bankave dhe biznesit 1 miliardë dollarë.
Add new comment