Karagjozët! (Video)
Teatri në Komsionin Hetimor për pajisjen Imsi Catcher vijoi edhe në seancën e radhës. I thirrur për të dëshmuar në Komision ka qenë edhe oficeri i policisë, Eltion Xhelili, si i akuzuar se e ka futur këtë pajisje në disa mjedise burgjesh.
Xhelili u fut me një veshje të pazakontë për të dëshmuar ditën e sotme në komision. Ai kishte veshur një këmishë të kuqe me shqiponjën e zezë në gjoks, dhe flamujt e BE-së dhe SHBA-ve në dy prej mëngëve të tij.
Pasi i tha Flamur Nokës se trajnimin për përgjimet e ka bërë në kohën kur ai vetë ishte ministër i Brendshëm, Xhelili ka vendosur himnin shqiptar në telefon dhe ka nisur të këndojë.
Bashkë me të është çuar në këmbë edhe deputeti socialist Arben Çuko, i cili ka kënduar himnin bashkë me oficerin e policisë. Për këtë çështje hetimet janë pushuar dhe çdo karagjozllëk që transmetohet live vetëm sa konfirmon mungesën e seriozitetit të shtetarëve.
Add new comment