Obama, presidenti me ngjyrë që thelloi racizmin
Zgjedhja e presidentit të parë afrikano-amerikan në "timon" e Shtëpisë së Bardhë shtoi shpresat për reduktimin e diskriminimit dhe racizmit, por rezultatet përfundimtare të tetë viteve të Barack Obamës si President i Shteteve të Bashkuara tregojnë një përkeqësim të këtij problemi.
Në vitin 2009, rreth 20 milionë amerikanë u mblodhën në Washington për të parë Obamën të bënte betimin. Mediat folën për një "moment historik" dhe "një pikë vendimtare në historinë kundër racizmit”, por vetëm pak ditë para përfundimit të tetë viteve në krye të Shtëpisë së Bardhë të gjitha shpresat janë shuar-shkruan New York Times.
Përqindja e varfërisë se afro-amerikanëve mbetet në 24%, ashtu si në vitin 2008, diferenca në të ardhura mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë po rritet gjithnjë e më shumë, normat e papunësisë mbeten dyfish më të larta se popullsia e bardhë, ndërsa 40% e të burgosurve janë njerëz të komunitetit afro-amerikan. Një prej lëvizjeve të administratës Obama që ndihmoi në aksesimin e shërbimeve edhe nga popullsia afro-amerikane ishte Obamacare, e njohur ndryshe si reformimin e sistemit shëndetësor, duke bërë që miliona afro-amerikanë të kenë qasje në sistemin shëndetësor.
Gjatë presidencës Obama lagjet e Ferguson dhe Baltimores u kthyen në vatra të demonstratave në mbështetje të jetës së njerëzve me ngjyrë. Viktima të dhunës policore ishin fëmijë të vegjël, çka rriti edhe më shumë zemërimin e protestuesve.
Nga ana tjetër, vrasjet e policive tronditën vendin dhe shkaktuan një reagim të fortë të Partisë Republikane. Çarja midis të bardhëve dhe afro-amerikanëve është pasqyruar shumë qartë edhe në numrat e votimit. Njëqind ditë pas inaugurimit të Barack Obama, 59% e afrikano-amerikanëve dhe 65% e të bardhëve i konsideronin "të mira" marrëdhëniet ndërmjet tyre, ndërsa sot, 61% e zezakëve dhe 45% e të bardhëve i cilësojnë si “të këqija”. Presidenti Obama duke mos dashur ta quajnë “President të zezakëve" mbajti distancë nga kjo çështje, por një bashkëpunëtor i ngushtë tij thotë se shpresa që populli kishte mbi të ishte "e tepruar".
Add new comment