Përgjojnë gjithë Shqipërinë, por nuk zbulojnë dot se kush përgjoi ministrin e Brendshëm në zyrë!

Postuar në 18 Janar, 2017 15:44

"AbcNews" raporton se prokuoria e Tiranës ka pezulluar hetimet për pajisjen e përgjimit që gjet në paradhomën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Prokuroria, për shkak të mos gjetjes së provave që identifikon ndonjë individ të mundshëm që ka vendosur këtë pajisje, ka vendosur të pezulloi hetimet. Burimet thanë se, edhe pse janë kryer një sërë procedurash hetimore në bashkëpunim me ekspertët e policisë shkencore dhe specialistë të Policisë së Shtetit, nuk janë gjetur prova që identifikojnë ndonjë individ apo person që ka vendosur pajisjen e përgjimit. Sipas akuzës, një nga veprimet kryesore të hetiimt, ka qenë edhe gjetja dhe marrja e gjurmëve nga pajisja e gjetur në aparatin e grirjes së letrave për të kryer ekzaaminimin e ADN-së. Por, laboratori nuk ka arritur të gjejë gjurmë të personave të tjerë, veç ekspertit të IT-së së policisë shkencore, i cili pas gjetjes së pajisjes së përgjimit ka bërë zhvendosjen e tij nga aparati i grirëses së letrave. Burimet saktësojnë, se nuk është gjetur ndonjë gjurmë tjetër në këtë pajisje përgjimi, e cila mbetet ende enigmë se si u vendos në paradhomën e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri

raporton  "AbcNews".

Interesnate është pjesa pasuese e konstatimit të bërë nga organi I akuzës:

Sipas prokurorisë, nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në paradhomën e ministrit dhe koridoret e këtij institucioni, nuk janë fiksuar persona të dyshimtë që mund t’i jenë afruar grirëses së letrave që ndodhej në paradhomën e ministrit. Si dhe nuk janë gjetur pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të kohës kur është vendosur letërgrirësja në paradhomë.

Vendosen kamera sigurie, po mendohet të përgjohet çdo gjë, çdo komunikim, por nuk zbërthehet dot se çfarë ka ndodhur në paradhomën e ministrit të Brendshëm. A beson më njeri te kjo organizatë që quhet Republika e Shqipërisë?

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/80013

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.