Zbulohet galaktika nga ku origjinojnë valët e shpejta radio

Postuar në 04 Janar, 2017 20:56

Një grup shkencëtarësh nga Cornell University pretendon se ka zbuluar galaktikën prej nga ku origjinojnë valët e shpejta radio – një dukuri e konstatuar fillimisht në vitin 2007 e manifestuar në formën e valëve shumë të shpejta radio, me energji të lartë e që zgjasin vetëm disa milisekonda. Ata e kanë publikuar konkluzionin e vëzhgimeve të bëra nga një rrjet teleskopësh në revistat “Nature” dhe “Astrophysical Journal Letters” dhe sipas tyre bëhet fjalë për një galaktikë 3 miliardë vjet dritë larg.

Duke qenë shfaqje të shpërthimeve energjitike që zgjasin shumë pak shkaku mbetet një mister. Ka disa teori për këtë: një është që ato shkaktohen nga yjet e dendur neutronikë – mbetje të yjeve masivë që janë kthyer në supernova e që janë përplasur me kometa. Një tjetër teori i sheh ato si masa të emetuara nga yje neutronikë mbimagnetikë që rrotullohen shumë shpejt. Këta quhen magnetarë; mundet edhe të jetë “klithma” e yjeve që bien në vrima të zeza. Në fund nuk ka munguar as teoria e alienëve.

Për shkak të këtij konfuzioni në teori dhe hipoteza lokalizimi i burimit mund të ndihmojë shumë për të kuptuar shkakun. Përmbatja dhe struktura e galaktikës përgjegjëse dhe shfaqjeve kozmike në to, hedh dritë në faktorët potencialë të valëve. Në rastin konkret lokalizimi u bë për shkak të përsëritjes së valëve nga i njëjti burim, çka sipas kërkuesve sugjeron se nuk bëhet fjalë për ngjarje kataklizmike por për mekanizëm që i emeton ato.

http://news.nationalgeographic.com/2017/01/fast-radio-bursts-galaxy-frb-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.