Njeriu i Edi Ramës: Banda e Ilir Metës merr fund më 2017-ën

Postuar në 02 Janar, 2017 12:32

Spartak Ngjela, një prej njerëzve të afërt me kryeministrin Rama dhe mbështetës i politikave të tij ka dalë me një postim në rrjetet sociale ku thotë se politika amerikane do të godasë në 2017 dyshen Meta-Berisha si dy prej bandave më të rrezikshme politike të mbështetura nga krimi në Shqipëri. Të jetë profeci apo e bazuar në informacion të brendshëm  kjo pritet të vërtetohet në 2017.

Një pjesë e postimit të Ngjelës:

Këti vit, fillon pa ndërprerje revanshi i moralitetit shqiptar kundër sunduesit hajdut. Shqiptarët nuk i ndëshkuan dot krimet e diktaturës çnjerëzore hoxhiste në Shqipëri, por koha e solli që të ndëshkojnë abuzimin e këtyre banditëve që kanë drejtuar Shqipërinë në të paktën 20 vjet.

Nuk kanë shpëtim.Kot mundohen me vonesa, duke pritur së të ndryshojë politika amerikane në Uashington. Nuk ka kthim mbrapa, madje politika amerikane do të jetë edhe më e ashpër ndaj bandave Berisha - Meta, sepse këto banda janë orientale. Shqiptarët, duke goditur Berishën do t'i vënë përfundimisht dërmën orientit kriminal shqiptar. Gënjeshtra "Sali" do të varroset përfundimisht në Shqipëri.

Këta dy muaj do të jenë muajt e festës shqiptare; gezimi popullor dhe funerali i hajdutërisë shtetërore shqiptare do të ecin paralel.

Spektakli kundër krimit shtetëror shqiptar, pritet të jetë një shfaqje historike që do t'iu vlejë brezave të ardhshëm në rregullimin e trajektores së vendosjes së moralitetit në Shqipëri.

 

https://www.facebook.com/spartak.ngjela?fref=ts

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nuk e di po a ka mbetur njeri qe ende e merr seriozisht kete robin llafeshume e punepak?

Submitted by Fatbardh (not verified) on

Ky i di të gjitha. Nuk jam i sigurtë a e di ky sa pordha kam bëre që në mëngjez, o këndez. Këndo, këndo lavditë e pashallarëve o servil pa nevojë. Nuk e koritë familjen ti, joooooooooo.

Submitted by Salah (not verified) on

njerëzit e mirë janë zhdukur të gjithë!

Vetëm kriminelët janë ende atje, injorojnë të gjitha ligjet.
Më i madh dhe dumbest kriminelët Qeveria është e 25 viteve të fundit. Politikanët më të fundit të mira Gazmend Oketa, Edmond Spahio, Gjergj Bojaxhi: Erion Veliaj është një njeri George Soros, në mënyrë krejtësisht të korruptuar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.