Irani njofton nisjen e punës për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje
Irani njofton për një tjetër hap në kursin e tij për t’u shndërruar në fuqi me peshë tjetër nga ajo e deritanishmja. Mediat raportojnë se Zëvendës Komandanti i Marinës për Koordinimin, Admirali Peiman Jafari Tehrani, ka deklaruar për agjencinë gjysmë shtetërore “Fars” se “ndërtimi i një aeroplanmbajtëseje bën pjesë të qëllimet e ndjekura nga marina dhe ne shpresojmë të arrijmë këtë objektiv”.
Ky është një hap që e kthen Iranin në fuqinë kryesore navale në Gjirin Persik dhe i jep mundësi atij të luajë rol edhe më tej rajonit. Në vitin 2014 komandani i marinës iraniane, Habibollah Sayyari deklaroi se Irani kishte kapacitetet për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse, njësoj si nëndetëse të teknologjisë së lartë. Po kështu Irani është në gjendje të ndërtojë një gamë të madhe raketash që janë zhvilluar në vend, ndërkohë që në fillim të këtij muaji, presidenti Hasan Rouhani urdhëroi shkencëtarët e vendit të nisin ndërtimin e anijeve me raktor bërthamor.
Add new comment