Akuzat për lidhje me ISIS – False. CIA i kërkon falje Ankarasë zyrtare

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 12:09

Shërbimi sekret amerikan – CIA – ka kërkuar falje me shkrim ndaj Turqisë për “deklarimet false” sipas të cilave Ankaraja zyrtare ishte e implikuar në kontrabandën e naftës me ISIS. Lajmi publikohet nga “Daily Sabah” e cila referon burime diplomatike turke. Sipas gazetës CIA dhe sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i kanë kërkuar falje Turqisë, pas një raporti që kjo e fundit ka prezantuar përmes të cilit provonte se akuzat për përfshirje në lidhje kontrabande me ISIS, ishin të pabaza.

Agjencia Kombëtare turke e inteligjencës zbuloi se vendndodhjet gjeografike në dokumentin që gjoja tregonte se linja tregëtare e ISIS drejtohej për në Turqi, në të vërtetë tregonte një impiant asfalti në Kilis, në juglindje të Turqisë”, shkruan “Daily Sabah”.

Nisur nga ky raportim, CIA ka tërhequr akuzat duke kërkuar falje për ato që u thanë në vitin 2015, diçka që sinjalizon një kthesë në raportet mes të dyja vendeve, që u acaruan që nga fillimi  luftës inë Siri.

Lajmi vjen në dritën e një përfshirjeje të re të CIA-s në zgjedhjet presidenciale amerikane. Meda kryesore në SHBA, citojnë shërbimin amerikan, apo edhe FBI-në që të kenë dalë në përfundimin se Rusia hakeroi sistemin elektronik të Partisë Demokratike, duke furnizuar WikiLeaks, e për rrjedhojë duke ndihmuar zgjedhjen e Donald Trump. Ky i fundit ka hedhur poshtë këto spekullime, duke deklaruar se ato janë të pavërteta. 

https://www.middleeastmonitor.com/20161217-cia-apologises-to-turkey-over...

Comments

Submitted by merhaba (not verified) on

jeni te painformuar

lajmi i vertete eshte nuk i kerkon

ky eshte lajm i shperndare me shume para nga qeveria turke

sepse akuzat me te medhaja qe kane per ti ngrene koken jane ato te lidhjes se familjes se erdoganit me ISIS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.